Ronaldo thotë se nuk e ka rival Messin, motra e tij dëshmon të kundërten me foton e postuar

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pas fitores ndaj Barcelonës tha se asnjëherë nuk e ka pasur rival Lionel Messin dhe që ka shoqëri të mirë.

Sport

10/12/2020 15:42

Ndërsa, motra e portugezit ka postuar një foto të dyshes, derisa argjentinasi vërehet se është në gjunjë para Ronaldos, përcjellë lajmi.net.

“Mbreti im. Më i miri i të gjitha kohërave. Krenaria e jetës sime”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elma Aveiro (@elma_oficial)

Rivaliteti i madh i dyshes nisi kur ishin pjesë e Barcelonës, respektivisht Real Madridit, skuadra tek të cilat fituan të gjitha trofetë e mundshme.

Të dy kanë dominuar botën e futbollit për më shumë se një dekadë, me Ronaldon që ka fituar pesë herë Topin e Artë, derisa Messi gjashtë./Lajmi.net/