Ronaldo merr vendim të madh – fton lojtarët e Juventus në restaurant për një arsye të veçantë
Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka marrë një vendim mjaft interesant, por shumë të rëndësishëm.
Sport
Ronaldo është kritikuar shumë për sjelljet e tij gjatë ndeshjes që skuadra e tij e luajti kundër Milan, kur trajneri e zëvendësoi atë.
Portugezi kishte lënë stadiumin qysh para se të përfundonte ndeshja, duke nxitur kështu reagime të shumta.
‘La Repubblica’ raporton se Ronaldo do t’i dërgojë të gjithë lojtarët e Juventus në restaurant, para ndeshjes me Atalanta, për t’iu kërkuar falje, transmeton lajmi.net.
Bëhet e ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontaktuar disa nga lojtarët e skuadrës, përfshirë kapitenin Giorgio Chiellini.
Ky është një gjest për t’u vlerësuar nga Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/