Ronaldo, më i kompletuar se Messi

Trajneri i Villarrealit, Marcelino thotë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistët më të mirë në botë por mendon se portugezi është më i kompletuar se argjentinasi.

Sport

27/09/2014 12:07

Trajneri i Villarrealit, Marcelino ka lavdëruar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin por mendon se ylli i Real Madridit është futbollist më i kompletuar se sulmuesi i Barcelonës.

Los Blancos vizitojnë Villarrealin sot në kuadër të xhiros së gjashtë në La Ligë dhe Marcelino e di se prej nga i vjen rreziku kryesor.

“Cristiano, duke llogaritur vështirësitë me të cilat ballafaqohet, është më i miri në botë. Është më i mirë se Messi nëse konsiderojmë aftësitë në lojën e tij me këmbë dhe kokë”, deklaroi Marcelino për mediat spanjolle.

“Është më i kompletuar në aspektin e finalizimit të aksioneve. Kurse, Messi ka më tepër vështirësi të finalizojë aksionet me këmbën e djathtë si dhe me trupin e tij nuk mund të dominojë në lojën në ajër. Për mua janë dy futbollistët më të mirë në botë”, u shpreh ai.