Ronaldo kthehet në Mançester, me të është edhe agjenti Jorge Mendes
Cristiano Ronaldo është kthyer sot në Mançester. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pak gjasa që të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’. ‘Sky Sports News’ raporton se portugezi është kthyer në Carrington dhe me të është edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, përcjell lajmi.net. Raportime të tjera bëjnë të ditur se Ronaldo dhe agjenti…
Sport
Cristiano Ronaldo është kthyer sot në Mançester.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pak gjasa që të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’.
‘Sky Sports News’ raporton se portugezi është kthyer në Carrington dhe me të është edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, përcjell lajmi.net.
Raportime të tjera bëjnë të ditur se Ronaldo dhe agjenti i tij do t’i japin United propozimin për të ndarë rrugët.
Dëshira e pesë herë fituesit të Topit të Artë është që edicionin tjetër të luajë në Champions League.
Mbetet të shihet se si do të shkojë takimi mes palëve. /Lajmi.net/