Ronaldo dëshiron të lirohet nga kontrata me Manchester United
Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të rehatohet te Manchester United. Futbollisti mësohet t’u ketë thënë drejtuesve se dëshiron të lirohet nga paga dhe kontrata me “Djajtë e Kuqë”. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e ka ndërmend të luajë në Europa League në sezonin e ardhshëm, kësisoj e ka angazhuar agjentin e…
Sport
Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të rehatohet te Manchester United.
Futbollisti mësohet t’u ketë thënë drejtuesve se dëshiron të lirohet nga paga dhe kontrata me “Djajtë e Kuqë”.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e ka ndërmend të luajë në Europa League në sezonin e ardhshëm, kësisoj e ka angazhuar agjentin e tij, Jorge Mendes që t’ia gjejë një skuadër, në mënyrë që të luajë përsëri në Champions League.
Deri më tani portugezin nuk po e do askush për shkak të pagës së lartë që kërkon dhe moshës që ka.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij. /Lajmi.net/