Ronaldo apo Messi? Carvajal jep këtë përgjigje interesante

Dani Carvajal i ka harruar shpejt momentet që kaloi me Cristiano Ronaldon, pasi nuk arriti ta konsideronte portugezin si më të mirë në krahasim me Lionel Messin.

Sport

16/07/2019 11:12

Mbrojtësi spanjoll ishte pyetur se cili ishte më i mirë mes dy fituesve serial të Topit të Artë.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të zgjedhte Ronaldo ani pse kaloi pesë sezone me të, para se 34-vjeçari të kalonte në Juventus, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se Messi dhe Cristiano janë të pakrahasueshëm”, tha ai. “Ata janë dy nga lojtarët më të mirë në histori, por janë shumë të ndryshëm. Messi është një lojtar që gjeneron më shumë futboll, ai ka një vizion më të mirë për një pasim”.

“Messi është një lojtar i cili ka gjithnjë topin e mbërthyer në këmbët e tij dhe ai gjithmonë gjen hapësirë. Cristiano është një lojtar i cili fokusohet në futjen në zonë dhe në shënimin e golave. Ai është një shkatërrues. Ata janë të ndryshëm por në të njëjtën kohë janë kaq të mirë”, deklaroi Carvajal.

Ky i fundit për më tepër zgjodhi Raul mbi Ronaldo si lojtarin më të mirë në histori të Real Madrid. /Lajmi.net/