“Ronaldinho një mashtrues i vazhdueshëm, Messi shumë i majtë, Puyol udhëheqës i dobët”

Mediet në Angli kanë publikuar një fragment të Jose Mourinhos që vjen nga sezoni 2005/2006, nga një përballje mes Chelsea dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/03/2019 10:11

Chelsea ishte takuar me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, përballje të cilën e kishte fituar skuadra nga ‘Camp Nou’ pas dy ndeshjeve.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga ato përballje, dhe mediet në Angli kanë publikuar një raport interesant në lidhje me atë se si Jose Mourinho iu referohet lojtarëve të Barcelonës.

Mourinho atëkohë e kishte cilësuar Ronaldinhon një ‘mashtrues të vazhdueshëm’ që bie lehtë, ndërsa për Messin, që ishte vetëm 19 vjeçari, trajneri portugez thoshte se ka ‘cilësinë dhe shpejtësinë’, por është shumë i majtë, dhe me sjelljet e ngjashme të Ronaldinhos.

Ish trajneri i Chelsea, nuk kursen as kapitenin Puyol, që cilësohet një legjendë në Barcelonë.

Mourinho, Puyolit i referohej si një lojtar agresivë, por shumë emocional, një udhëheqës i dobët në mbrojtje./Lajmi.net/