Romano zbulon klubin e radhës te Wijnaldumit, nuk është Bayern Munich

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum do t'i bashkohet Barcelonës.

Sport

25/05/2021 12:43

Holandezit i skadon kontrata me “Reds” me 1 korrik, ndërsa ka konfirmuar që nuk do ta rinovojë kontratën, raporton lajmi.net.

Romano ka bërë të ditur se Wijnaldum do t’i bashkohet katalunasve, si agjent i lirë dhe do nënshkruajë për tri vitet në vijim,

“Gini Wijnaldum do t’i bashkohet Barcelonës si agjent i lirë deri në qershor të 2024. Nuk ka asgjë të arritur me FC Bayern, ai dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën”, shkroi ai.

Ndërkohë, Barcelona pritet që në javët në vijim të mbyll marrëveshjet edhe me Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Memphis Depay./Lajmi.net/