Shala: Më 4 tetor Kosova do të jetë pa president, Kosova mund të hyjë në anarki pa rregullim kushtetues

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se Kosova mund të kalojë në anarki nëse nuk bëhet rregullimi kushtetues deri më 4 tetor. “Është e qartë se mandati i zonjës Haxhiu është deri më 4 tetor dhe nuk ka interpretime tjera. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se posti…

Lajme

25/09/2026 21:51

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se Kosova mund të kalojë në anarki nëse nuk bëhet rregullimi kushtetues deri më 4 tetor.

“Është e qartë se mandati i zonjës Haxhiu është deri më 4 tetor dhe nuk ka interpretime tjera. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se posti i Presidentit nuk mund të mbahet si ushtrues detyre më shumë se 6 muaj”, tha Shala.

Hulumtuesi Shala shtoi se, nëse më 6 tetor 2026 nuk zgjidhet Presidenti, do të jetë shumë problem i madh për Republikën e Kosovës dhe nuk do të ketë ndonjë standard që do të mund ta rregullojë atë çështje.

“Nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet Presidenti i ri, atëherë Kuvendi shpërbëhet. Problematika është se kalojmë në një fushë të cilën nuk e rregullon Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nuk ka standard për këtë çështje”, shtoi Shala në emisionin “Tempus”, në T7.

Ndër të tjera, Shala shtoi se, nëse nuk zgjidhet Presidenti, Kosova kalon në një sistem të anarkisë dhe në një terren që nuk e ka shkelur më parë dhe, sipas tij, nuk ka rregullim kushtetues për këtë çështje.