Romano: Man City ka ofertën më të mirë nga ana financiare për Haaland

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për qendërsulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

08/03/2022 16:10

Norvegjezi pritet të largohet nga Dortmund në verë, ndërsa kërkohet me ngulm nga tre klubet e mëdha, si Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që klubet spanjolle thuheshin se ishin favorite për ta kompletuar transferimin, Romano tregon se “Qytetarët” kanë bërë ofertën më të mirë nga ana financiare.

“Man City është i përgatitur të ofrojë shumë para për Erling Haaland, ndoshta oferta më e mirë nga ana financiare”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Haaland në javët e ardhshme do vendos përfundimisht, ngase është duke shikuar propozimin e tre klubeve./Lajmi.net/