Romano jep detaje për situatën e Christensen: Do refuzojë klubet e Premierligës shkaku i Chelseas
E ardhmja e qendërmbrojtësit Andreas Christensen mesa duket është larg Chelseas.
Sport
Danezi pritet të largohet në verë si agjent i lirë, pasi nuk arriti marrëveshje me “Blutë” për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.
Bayern Munich dhe Barcelona janë dy klubet favorite për nënshkrimin me Christensen, i cili do vendos gjatë javëve të ardhshme.
Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Christensen nuk do konsiderojë asnjë propozim të klubeve të Premierligës shkaku i Chelseas.
Është raportuar se Tottenham ishte skuadër e interesuar për danezin, por mesa duket përgjigja do jetë negative./Lajmi.net/
More about Andreas Christensen. Also Premier League clubs approached him as potential free agent signing – but Christensen wants to respect Chelsea, he’s not gonna consider any English club proposal. ?? #CFC
Barcelona and FC Bayern, leading the race. Decision to be made soon. https://t.co/MmWGvQiCvY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2022