Roma triumfon ndaj Empolit për startin e mbarë të Ranierit

Është mbyllur edhe ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në Serie A.

Sport

11/03/2019 22:25

Roma ka triumfuar ndaj skuadrës së Empoli me rezultatin 2:1 për startin e mbarë të Claudio Ranierit, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u realizua nga Stephen El Shaarawy, në minutën e 9’ të këtij takimi.

Reagimi  i mysafirëve ishte i shpejtë kur falë autogolit të mbrojtësit të Romës,  Juan Jesus, ata barazuan në minutën e 12’.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi u vendos në pjesën e parë, kur Patrik Schick në minutën e 33’ shënoi për epërsinë e dytë të Romës në këtë takim.

Deri në fund vlen të cekët se Alessandro Florenzi e la Romën me 10 lojtarë në minutën e 80’ kur u ndëshkua me karton të kuq dhe Empolit iu anulua një gol nga VAR-i.

Roma tashmë me këtë fitore grumbullon 47 pikë, dhe është vetëm tri pikë larg Inter që pozicionohet në vendin e katërt. /Lajmi.net/