Roma në krizë, Dzeko në diskotekë
Edin Dzeko në qendër të kritikave nga tifozët e Romës.
Sport
Edin Dzeko ka përfunduar në qendër të kritikave të tifozëve të Romës.
Sulmuesi boshnjak ka injoruar krizën e skuadrës duke vendosur ta kërkojë argëtimin në një diskotekë të kryeqytetit.
Roma është në krizë të rezultateve negative me humbje të njëpasnjëshme nga Liga e Kampionëve në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Por, Dzeko nuk duket shumë i brengosur dhe nuk e ka ndalë veten nga argëtimi në diskotekë.
Tifozët nuk e kanë mirëpritur vendimin e tij duke e kritikuar me postime në rrjete sociale. /Lajmi.net/