Roma – Liverpool, vendim nga policia për ndeshjen e kthimit në Olimpico
Roma - Liverpool, ndeshja e kthimit nën masa të rrepta sigurie.
Sport
Policia italiane është mobilizuar para ndeshjes së kthimit mes Romës dhe Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Tifozët e skuadrave u përplasën në qytetin anglez në takimin e parë.
Andaj, “Reds” që do të mbështeten nga 5000 tifozë në Olimpico të mërkurën e ardhshme, nuk do të jenë mysafirë i mirëpritur nga tifozët vendas, përcjell “lajmi.net”.
Policia në qytetin e Romës ka vendosur ta blindojë qytetin në ditën e ndeshjes për të eliminuar mundësinë e përplasjeve të reja. /Lajmi.net/