Roma arrin akordin me Barcën – ‘vjedh’ sulmuesin e katalanëve

Roma dhe Barcelona janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për yllin e kampionëve të La Liga.

Sport

26/01/2020 10:47

I riu i Barcelonës, Carles Perez, është afër që t’i bashkohet skuadrës së Romës, pasi dy skuadrat janë marrë vesh për një transferim që ka vlerën e 13 milionë eurove, shkruan ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga Serie A do ta marrë 21 vjeçarin në formë huazimi, me obligim për blerje në fund të sezonit.

Perez është këshilluar edhe nga Quique Setien që të gjej një skuadër gjatë kësaj merkatoje.

Zyrtarizimi për transferimin e lojtarit pritet të bëhet brenda pak orëve. /Lajmi.net/