Roger Waters pishmanli

“Kur shkuam te juristët dhe u thamë: ‘Shikoni, ne jemi ndarë, nuk ka më Pink Floyd’, ata u përgjigjën: ‘Si po mendoni? Kjo që thoni ju është e parëndësishme. Pink Floyd është brend, ka vlerë komerciale. Nuk mund të pushojë së ekzistuari\".

ShowBiz

19/09/2013 12:51

Roger Waters, këngëtari dhe bass kitaristi i grupit legjendar, i kishte paditur David Gilmour dhe Nick Mason në vitin 1986, me qëllim që t’i parandalonte për ta përdorur emërtimin Pink Floyd, duke thënë se bendi “i kishte harxhuar fuqitë kreative”.

Gjatë intervistës në programin e BBC’së Hardtalk, i cili do të transmetohet sonte në orën 20:30, Waters pranoi: “Isha gabim! Natyrisht që isha. S’ka rëndësi tash”.

Ai zbuloi se është duke punuar në albumin e ri. Të fundit, operën Ça Ira, e ka publikuar në vitin 2005.

“Kohëve të fundit kam pasur disa ndryshime pozitive, për të cilat nuk dua të flas. Por, do ta bëj një album të ri”.

“E kam një ide shumë të fuqishme dhe dua ta ndjek atë. Do ta bëj së paku edhe një album dhe mezi pres që ta filloj punën me entuziazëm”.

Waters u largua nga Pink Floyd në vitin 1985. Ai ende beson se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, që të mund t’i shprehte idetë e tij lirshëm.

Padia e tij kundër anëtarëve tjerë zgjati dy vjet dhe në fund u zgjodh me marrëveshje jashtë gjykatës, gjatë një takimi në anijen e Gilmour, në natën e Krishtlindjeve.

“Është ndër rastet e rralla kur kam mësuar diçka nga profesioni juridik”.

“Kur shkuam te juristët dhe u thamë: ‘Shikoni, ne jemi ndarë, nuk ka më Pink Floyd’, ata u përgjigjën: ‘Si po mendoni? Kjo që thoni ju është e parëndësishme. Pink Floyd është brend, ka vlerë komerciale. Nuk mund të pushojë së ekzistuari… Ju nuk e kuptoni jurispodencën angleze”.

Pas zgjidhjes së problemeve, anëtarët e bendit u ribashkuan për koncertin Live 8, në vitin 2005.

Gilmour dhe Mason morën pjesë edhe në show’n e Waters, The Wall, në 2011.

 A.M.

Roger Waters – Brain Damage (version akustik)