Arlinda dhe Shqiponja nuk ndihen rehat pse banorët tjerë po ndiejnë keqardhje për to
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po zhvillohen edhe diskutime rreth informacioneve nga jashtë, informacione këto që banorët mund t’i kenë dëgjuar për historitë e tyre personale sa kanë qenë jashtë shtëpisë. Për këtë temë kanë diskutuar Arlinda dhe Shqiponja, të cilat shprehen se banorët e tjerë po i shikojnë ndryshe dhe po tregojnë…
ShowBiz
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po zhvillohen edhe diskutime rreth informacioneve nga jashtë, informacione këto që banorët mund t’i kenë dëgjuar për historitë e tyre personale sa kanë qenë jashtë shtëpisë.
Për këtë temë kanë diskutuar Arlinda dhe Shqiponja, të cilat shprehen se banorët e tjerë po i shikojnë ndryshe dhe po tregojnë keqardhje ndaj tyre për shkak të së kaluarës që kanë pasur jashtë shtëpisë.
“Nuk na kanë faj të tjerët pse na jemi gjind në qato situata. Kaniher shpesh thom, a din që kur më kapin kështu, kishe po të suportojna, a din sa ja kam inati? Ikni pashë Zotin, lemni të jetoj qysh du unë”, është shprehur Arlinda.
Ndërsa Shqiponja ka theksuar se asnjëherë nuk e ka paraqitur veten si viktimë dhe se historia e saj jashtë shtëpisë nuk është e vetmja gjë që e përfaqëson si person.
“Edhe sa i përket rrëfimit, nuk e di pse dikush me menu që ajo pak a shumë që kom dalë në rrjete sociale, është rrëfimi. Tash komplet e gjithçka jeta jeme me vazhdu veç qaty… Unë këtu në rrëfim kisha mujt me bo 20 sahat rrëfim”, ka deklaruar Shqiponja.