“A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, Anjeza i ‘përgjërohet’ Sharrit që t’ia falë gabimet
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Sharrit dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi raporti mes tyre është vënë sërish në qendër të diskutimeve. Gjithçka nisi në një moment kur Anjeza u ngacmua nga banorët e tjerë lidhur me simpatinë që ka shprehur ndaj Sharrit. Gjatë bisedës, ajo iu drejtua…
ShowBiz
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Sharrit dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi raporti mes tyre është vënë sërish në qendër të diskutimeve.
Gjithçka nisi në një moment kur Anjeza u ngacmua nga banorët e tjerë lidhur me simpatinë që ka shprehur ndaj Sharrit. Gjatë bisedës, ajo iu drejtua Nichit me një deklaratë që duket se nuk i pëlqeu aspak Sharrit.
“Po kush të tha që pasi do të dalë nga këtu do të rri me të?”, u shpreh Anjeza.
Pas këtyre fjalëve, Sharri u nervozua dhe nisi të distancohej prej saj, duke bërë që Anjeza të ngrihej dhe të kërkonte menjëherë një sqarim për sjelljen e tij.
“A s’e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, i tha ajo, duke i shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si po sillej me të.
Ndërkohë, Sharri këmbëngulte të kuptonte arsyen pse Anjeza ishte shprehur në atë mënyrë para banorëve të tjerë. Në përpjekje për t’ia shpjeguar situatën, Anjeza tha se deklaratën e kishte bërë vetëm për t’iu kundërpërgjigjur ngacmimeve të banorëve.
“E thashë për ta, e kam krejt shtëpinë kundër. Me të gjithë mund t’ia dal, por vetëm nëse ti nuk më flet, unë nuk ia dal”, u shpreh ajo.
Debati nxori në pah edhe një herë ndjeshmërinë e Anjezës ndaj raportit me Sharrin, ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre në ditët në vijim.