Sadiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Qytetarët nuk po ikin nga Kosova, por nga Kosova që ua keni bërë ju
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se qytetarët në Kosovë shpërngulen edhe për arsye si problemet me fqinjët, vendin e punës apo çështje të ngjashme. Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke thënë se qytetarët e Kosovës kanë qëndruar në…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se qytetarët në Kosovë shpërngulen edhe për arsye si problemet me fqinjët, vendin e punës apo çështje të ngjashme.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke thënë se qytetarët e Kosovës kanë qëndruar në vend edhe përballë pushtimeve të ndryshme, por sot po largohen për shkak të politikës.
Ai ka thënë se largimi i qytetarëve lidhet me humbjen e shpresës dhe mungesën e mundësive në vend.
“Jo, Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shpërngulet. Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet. Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush”, ka shkruar Sadiku.
Tutje, deputeti i LDK-së ka akuzuar pushtetarët se po ua humbin qytetarëve shpresën dhe dashurinë për vendin.
“Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/