Robben e ushtroi këmbën e djathtë

Arjen Robben ka zbuluar se e ka kaluar stërvitjen e së mërkurës duke ushtruar të harkonte me këmbën e djathtë, pasi e dërgoi Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në Allianz Arena me golin e shkëlqyer të Patrice Evras, por Robben e inspiroi ekipin e tij të…

Sport

10/04/2014 07:00

Arjen Robben ka zbuluar se e ka kaluar stërvitjen e së mërkurës duke ushtruar të harkonte me këmbën e djathtë, pasi e dërgoi Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në Allianz Arena me golin e shkëlqyer të Patrice Evras, por Robben e inspiroi ekipin e tij të fitonte 3:1, duke e shërbuar Thomas Mullerin fillimisht, e më pas edhe Mario Mandzkuicin.

Robben harkoi tek Muller me këmbën e djathtë në golin e dytë, ndërsa përfaqësuesi holandez tregoi se gjatë ditës e kishte ushtruar një gjë të tillë.

“Në mëngjes, pas stëtvitjes së fundit, ne po bënim shaka në fushë për 10 minuta dhe unë i praktikova krosimet me këmbën e djathtë. Dhe, kjo më ndihmoi, pasi ishte një harkim i mirë”, deklaroi ish futbollisti i Real Madridit dhe Chelseat.

“Këto janë net kur sakrifikoni gjithçka për ekipin, bën gjithçka në stërvitje. Këto net janë kënaqësi e pastër”.

“Pjesa e parë ishte mjaft e mirë, kisha hapësirë në anën e djathtë. Ishte e njëjta si gjithmonë: ne e qarkullonim topin shpejtë dhe më pas dilnim në situata një kundër një. Nuk do të jetë e lehtë nëse luajmë kundër Chelseat. Kjo do të ishte edhe më e keqe”, përfundoi ai.