Riyad Mahrez  tërhiqet nga skuadra e Algjerisë – kjo është arsyeja

Riyad Mahrez është tërhequr nga skuadra kombëtare e Algjerisë.

Sport

16/11/2019 15:58

Ylli i Manchester City nuk do të jetë me kombëtaren e tij, për disa arsye personale, bën të ditur ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari është kapiteni i kombëtares së tij, por nuk do të udhëtojë në Botswana për kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Ai ka regjistruar një asistim në fitoren e fundit të Algjerisë, por nuk do të udhëtojë të premtën (sot), për ndeshjen e dytë të grupit H.

Besohet se arsyeja ka të bëjë me gruan e tij, e cila së fundmi është përfshirë në thashethemet që e lidhin me Deontay Wilder, thashetheme këto nga të cilat anëtari i City ka mbetur i thyer. /Lajmi.net/