Rivaldo: Barcelona nuk mund të mbështetet te magjia e Messit

Rivaldo ka dhënë disa kritika për skuadrën e Barcelonës.

Sport

02/07/2020 21:30

Barcelona me shumë gjasë ka humbur titullin e kampionit të Spanjës këtë edicion, pas dy barazimeve radhazi ndaj Celta Vigo dhe Atletico Madrid.

Forma e katalanëve është shumë e dobët, me vetëm Lionel Messi dhe Marc ter Stegen që janë gjithmonë në formën e duhur.

Lidhur me situatën e skuadrës ka folur edhe ikona braziliane e futbollit, që diku mbronte ngjyrat e Barcës, Rivaldo.

Ai beson se skuadra duhet të ngrisë nivelin dhe të mos mbështetet vetëm në magjinë e argjentinasit Messi.

“Barcelona nuk mund të mbështetet gjithmonë në magjinë e Lionel Messi”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Ai ka arritur kuotën e 700 golave me Barcelonën gjë që është mbbresëlënëse dhe vetëm tregon se sa fantastik është ai, gjithmonë duke kënaqur fansat – por nuk mund të barti skuadrën”, ka shtuar braziliani.

Një nga më të kritikuarit në këtë situatë është Quique Setien, për të cilin thuhet se do të largohet në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/