Rinumërimi: Sa vota humbën apo fituan secili prej kandidatëve për kryeministër?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve për deputetë. KQZ, kishte vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në 10 komuna të Kosovës, ndërsa në Komuna të tjera vetëm 10% e tyre. Ky rinumërim, ka sjell ndryshime në vota të shumë prej kandidatëve për deputetë, disa…

Lajme

18/01/2026 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ, kishte vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në 10 komuna të Kosovës, ndërsa në Komuna të tjera vetëm 10% e tyre.

Ky rinumërim, ka sjell ndryshime në vota të shumë prej kandidatëve për deputetë, disa prej tyre rritën numrin e votave e disa prej tyre e zvogëluan.

Përveç kandidatëve për deputetë, vota kanë humbur edhe kandidatët për kryeministër.

Nga rinumërimi i deritanishëm, kur veçse janë rinumëruar më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve që do të rinumërohen, kaq vota kanë humbur apo fituar secili nga kandidatët për kryeministër:

-Albin Kurti nga VV: -177 vota

-Bedri Hamza nga PDK: +97 vota

-Lumir Abdixhiku nga LDK: -8 vota

-Ramush Haradinaj nga AAK: -12 vota

Kandidati për deputet i cili ka humbur më së shumti vota gjatë rinumërimit të tyre, është Fetah Paçarizi nga PDK me 5 mijë e 945 vota se në numërimin në QNR.

Në lidhje me këto ndryshime, Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se kanë monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciativë, ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/