Rikthimi te Real Madrid? James zbulon të ardhmen

Mesfushori James Rodriguez ka hedhur poshtë spekulimet se mund të rikthehet te Real Madrid.

Sport

07/07/2021 10:52

29-vjeçari shënoi gjashtë herë dhe regjistroi nëntë asistime në 26 ndeshje për Everton, por është i lidhur me largimin në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, trajneri Carlo Ancelotti do provojë ta rikthejë kolumbianin në “Santaigo Bernabeu”.

Sidoqoftë, James ka mohuar mundësinë e rikthimit te Reali.

“Po, koha ime te Madrid ka mbaruar. Tre vitet e para ishin shumë të mira, por viti i kaluar kur kisha mundësinë të qëndroja, doja të luaja për tjetër skuadër”.

“Vitet e para ishin të mira. Dhe kur shkoj atje ka njerëz që thonë gjëra të mira për mua”, deklaroi ai.

James kërkohet edhe nga AC Milan, por marrëveshja nuk po realizohet shkaku i pagës së lartë./Lajmi.net/