Rikthehen Fleetwood Mac

36 vjet pas publikimit të albumit të famshëm Rumours, i cili u shit në 40 milionë ekzemplarë, bendi do të rikthehet. Pas disa rimasterizimeve të albumeve në vitet e fundit, të martën, në Londër, Fleetwood Mac do të fillojnë turneun e tyre.

ShowBiz

22/09/2013 12:33

Vitin e kaluar, këngëtarja Stevie Nicks i tha Revistës Rolling Stone se viti 2013 do të ishte “viti i Fleetwood Mac”. Dhe kishte të drejtë.

36 vjet pas publikimit të albumit të famshëm Rumours, i cili u shit në 40 milionë ekzemplarë, bendi do të rikthehet.

Pas disa rimasterizimeve të albumeve në vitet e fundit, të martën e ardhshme, në Londër, Fleetwood Mac do të fillojnë turneun e tyre.

Që nga zeniti i tyre në vitet 1970, ata kanë qenë të njohur për muzikën, por edhe për martesat e pasuksesshme dhe përdorimin e drogës.

 

Fleetwood Mac – Dreams