Reus i nervozuar: Çdo javë i njëjti m*t

Marco Reus ka hedhur poshtë pretendimet që Borussia Dortmund po vuan nga një problem i mentalitetit pasi ata barazuan 2-2 me Eintracht Frankfurt.

Sport

23/09/2019 10:10

Dortmundi dy herë lëshoi epërsinë përballë skuadrës së Adi Hutter, duke dështuar për herë të dytë në Bundesligë këtë sezon dhe duke mbetur tre pikë pas liderëve aktual RB Leipzig.

Jadon Sancho dukej se kishte vulosur të tre pikët për ‘Verdhezinjët’ derisa një autogol i Thomas Delaney barazoi rezultatin vetëm dy minuta pa përfunduar ndeshje, përcjell lajmi.net.

“Po më nervozon”, i tha ai Sky. “Autogoli ishte një problem i mentalitetit? Ne u mbrojtëm në mënyrë të keqe në atë situatë, natyrisht, por mos vimi tani me mentalitetin tuaj të m*tit tani”.

“Çdo javë i njëjti m*t. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e mirë dhe të dish që Frankfurti gjithmonë mund të kthehet edhe nëse je në epërsi”.

”Unë nuk e di se si erdhi barazimi. Unë mendoj me një gjuajtje, ku e vendosëm veten në rrezik. Kjo thjesht nuk mund të ndodhë”, tha gjermani. /Lajmi.net/