lajmi.net

Reus e do Realin

Marco Reus dëshiron që pas largimit nga Borussia Dortmund, të transferohet në Real Madrid, raporton portali spanjoll “Fichajes.net”.

Sport

21/10/2014 11:50

Marco Reus dëshiron të transferohet në Real Madrid, pas largimit nga Borussia Dortmund.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes.net”, ylli gjerman preferon t’i bashkohet kampionit të Evropës para numrit të madh të klubeve tjera evropiane, të interesuara për shërbimet e tij.

Reus deri më tani ka vazhduar nënshkrimin e kontratës së re me Dortmundin, dhe kjo ka shtuar spekulimet se ai mund të largohet nga klubi, në fund të këtij sezoni.

Nëse ndodh kjo, Reus ka më së tepërmi gjasa që të bëhet bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë të Los Blancos në Santiago Bernabeu. 

Reus e do Realin

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, dëshiron të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

27/09/2014 10:33

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, është gjithnjë e më afër largimit nga klubi gjerman.

Më herët gjatë kësaj jave qarkulluan njoftime se ai ka refuzuar përpjekjet e reja të Dortmundit për vazhdimin e kontratës, duke sinjalizuar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Interesimi nuk mungon. Reus kërkohet nga shumë gjigantë evropianë përfshirë Real Madridin, Arsenalin, Liverpoolin, Manchester Unitedin, por edhe Barcelonën.

Megjithatë, gjiganti katalan mund të konsiderohet ‘jashtë loje’ për faktin se i ka të ndaluara përforcimet deri në janarin e vitit 2016.

Por, sipas “TalkSport”, Reus tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Ai dëshiron të transferohet në Real Madrid. 

LM