Reshjet e shiut dëmtojnë një xhami në Gjilan
Reshjet e shumta atmosferike që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të Kosovës.
Lajme
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se si pasojë e këtyre reshjeve është shembur muri ballor i Xhamisë së Vjetër në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit.
“Reshjet e djeshme të shiut, përveç përmbytjeve, shembën edhe nje ballë të Xhamisë së Vjetër në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit”, ka njoftuar BIK. /Lajmi.net/
