Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar një aderim të ri në listën e saj. Ajo ka bërë të ditur se ekspert i shëndetësisë dhe i të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, i është bashkuar ekipit të saj politik. Osmani vlerësoi angazhimin shumëvjeçar të Kodrës në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, duke theksuar se…

Lajme

10/05/2026 14:00

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar një aderim të ri në listën e saj.

Ajo ka bërë të ditur se ekspert i shëndetësisë dhe i të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, i është bashkuar ekipit të saj politik.

Osmani vlerësoi angazhimin shumëvjeçar të Kodrës në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, duke theksuar se ai ka qenë zë i fuqishëm për qytetarët dhe familjet që përballen me sfida në sistemin shëndetësor.

Ajo tha se, si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë, Kodra ka kontribuar në hartimin e politikave publike, forcimin e llogaridhënies dhe mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, përmes angazhimit në Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Kodra ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe komunitetit.