Alis në provën e parë në skenën e Eurovisionit, Shqipëria merr komente pozitive

Shqipëria javën tjetër do të garojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit më 14 maj. Këtë vit, është Alis me këngën “Nan” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të festivalit evropian të këngës, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Të shtunën Alis ka pasur provën e dytë, derisa…

ShowBiz

10/05/2026 14:52

Shqipëria javën tjetër do të garojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit më 14 maj.

Këtë vit, është Alis me këngën “Nan” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të festivalit evropian të këngës, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Të shtunën Alis ka pasur provën e dytë, derisa Eurovisioni ka publikuar videoklip 30-sekondësh nga prova, duke zbuluar pak se çfarë do shohim në netët live, shkruan Zeri.info.

Alis do të ketë një performancë mjaft emocionale dhe epike njëkohësisht, duke ju përshtatur edhe tematikës së këngës e cila do të këndohet në shqip, por do ketë edhe titra në gjuhën e angleze, në mënyrë që publiku evropian të marrë mesazhin e këngës.

Nga ajo që shihet në videoklipin e shkurt nga skena, performanca nis pothuajse në errësirë të plotë, me Alisin të vetëm në skenë, i pozicionuar në gjunjë mes reve të ulëta të tymit. Atmosfera krijon menjëherë një ndjenjë izolimi dhe brishtësie, duke u përshtatur me temat e mallëngjimit dhe mungesës që përshkojnë këngën.

Reagimi i fansave të Eurovisionit, ka qenë pozitivë, ndërsa është mirëpritur edhe titrimi i këngës në gjuhën angleze, derisa sipas basteve Shqipëria parashikohet të jetë në mesin e 10 finalisteve të natës së dytë.

Alis do të garojë i 13 me radhë më 14 maj, ndërsa përveç votës me SMS nga shtetet pjesëmarrëse, mund të votohet edhe nga Kosova në www.esc.vote.