Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!
Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se është një mbështetëse e fortë e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se është “ndoshta fansja numër një e tij” dhe se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Artistja u ftua nga vetë Trump të ngjitej në skenë gjatë një eventi të mbajtur në Uashington, kushtuar…
ShowBiz
Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se është një mbështetëse e fortë e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se është “ndoshta fansja numër një e tij” dhe se kjo nuk do të ndryshojë kurrë.
Artistja u ftua nga vetë Trump të ngjitej në skenë gjatë një eventi të mbajtur në Uashington, kushtuar projektligjeve të presidentit për fëmijët amerikanë ndërsa Minaj premtoi se do të kontribuonte privatisht për këtë nismë.
“Urrejtja apo komentet e njerëzve nuk më prekin aspak. Përkundrazi, më motivojnë ta mbështes edhe më shumë”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas presidentit 79-vjeçar me fjalët: “Zoti e ruajt. Amen.”
Pas fjalimit të saj, Donald Trump i mbajti dorën Nicki Minaj ndërsa një tjetër folës ishte në podium dhe, me humor, komentoi se do të donte “t’i rriste thonjtë” për të imituar manikyrët e saj të famshëm dhe ekstravagantë.
E njohur si “Mbretëresha e repit”, Nicki Minaj vazhdon të thyejë rekorde shitjesh me karrierën e saj muzikore. Këngëtarja e hiteve “Starships” dhe “Anaconda” i është bashkuar lëvizjes MAGA (Make America Great Again) të Donald Trump disa muaj më parë, pa hezitim.