Ren Zhengfei thotë se qeveria amerikane ‘nënvlerëson’ Huawei

Ren ka minimizuar ndikimin e frenave të fundit të SHBA-së dhe tha se askush nuk mund të arrijë deri tek teknologjia e tij 5G në të ardhmen e afërt.

Auto & Tek

21/05/2019 09:10

Ren Zhengfei, themeluesi i Huawei, ka mbetur sfidues ndaj lëvizjeve të SHBA kundër kompanisë së tij, duke thënë se SHBA “nënvlerëson” aftësitë e tij.

Duke folur për mediat shtetërore kineze, Ren ka minimizuar ndikimin e frenave të fundit të SHBA-së dhe tha se askush nuk mund të arrijë deri tek teknologjia e tij 5G në të ardhmen e afërt, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Gjatë javës, shteti amerikan shtoi Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Kjo lëvizje shënoi një përshkallëzim në përpjekjet e SHBA për të bllokuar kompaninë kineze.

“Praktika aktuale e politikanëve të SHBA nënvlerëson fuqia jonë “, tha Ren, sipas transkriptimeve nga media shtetërore.

Huawei përballet me një reagim në rritje nga vendet perëndimore, të udhëhequr nga SHBA, mbi rreziqet e mundshme që paraqiten duke përdorur produktet e saj në rrjetet e reja mobile të 5G të gjeneratës së ardhshme. /Lajmi.net/