Bajraktari: Nesër përfundon afati për njoftimin e apelimit, jo afati për apelim

Avokati i Ardian Bajraktari duke folur lidhur me procesin e apelit në Gjykatën Speciale ka thënë se me 27 nëntor 2026 përfundon afati për njoftimin e apelimit, jo afati për apelim. Sipas tij, rregullat 176, dhe 179, të Rregullores së Procedurës dhe Provave, përcaktojnë afatet për njoftimin e apelit, dosjen e apelit, përgjigjen dhe kundërpërgjigjen…

Lajme

26/11/2026 17:45

Avokati i Ardian Bajraktari duke folur lidhur me procesin e apelit në Gjykatën Speciale ka thënë se me 27 nëntor 2026 përfundon afati për njoftimin e apelimit, jo afati për apelim.

Sipas tij, rregullat 176, dhe 179, të Rregullores së Procedurës dhe Provave, përcaktojnë afatet për njoftimin e apelit, dosjen e apelit, përgjigjen dhe kundërpërgjigjen e palëve.

Postimi i plotë:

Më 27 nëntor 2026 përfundon afati për njoftimin e apelimit, jo afati për apelim

Më 27 nëntor 2026, përfundon afati për paraqitjen e njoftimit për apel, përfshirë arsyet e apelit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Rregullat 176, dhe 179, të Rregullores së Procedurës dhe Provave, përcaktojnë afatet për njoftimin e apelit, dosjen e apelit, përgjigjen dhe kundërpërgjigjen e palëve.

Si rregull, njoftimi për apel paraqitet brenda 30 ditësh, ndërsa dosja e apelit, me argumentet dhe burimet juridike, brenda 60 ditësh.

Afati i 27 nëntorit, është caktuar pas kërkesës së Mbrojtjes për shtyrje e cila kishte kërkuar afat deri më 15 dhjetor.

Pas këtij afati fillon të rrjedhë afati tjetër prej 60 ditësh për paraqitjen e dosjes së detajizuar të apelit.

Mbetet të shihet nëse do të kërkohet shtyrje edhe e këtij afati dhe nëse Gjykata do ta aprovojë atë.