Pesë të arrestuar për vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi dyshohet të jetë 200 mijë euro
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në Fushë Kosovë, ku dëmi i shkaktuar dyshohet të arrijë rreth 200 mijë euro. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë depërtuar me forcë në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, duke përdorur mjete të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në Fushë Kosovë, ku dëmi i shkaktuar dyshohet të arrijë rreth 200 mijë euro.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë depërtuar me forcë në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, duke përdorur mjete të forta dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e financiare, transmeton lajmi.net.
Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, ka realizuar më 26 nëntor planin operativ të koduar “Vjedhjet e Rënda”.
Gjatë këtij operacioni, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë dhe prova të tjera materiale që dyshohet se ndërlidhen me rastet nën hetim.
Pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo lokacionet e bizneseve të dëmtuara.
Njoftimi i plotë:
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestoj pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Personat e arrestuar dyshohet se , duke përdorur forcën dhe mjete të forta, dyshohet se kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro.
Në kuadër të hetimeve, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe me
26.11.2026, është realizuar Planin Operativ “Vjedhjet e Rënda”, me ç’rast, me urdhëresë verbale të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë (5) lokacione të ndryshme.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar,
-një armë zjarri
-telefona celularë si dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve./lajmi.net/