Remy bëhet i Liverpoolit

Loic Remy është përforcimi më i ri i Liverpoolit. Sulmuesi francez do t’i bashkohet gjigantit anglez nga Queens Park Rangers për 10 milionë euro.

Sport

19/07/2014 20:21

Liverpooli e ka bërë ‘goditjen’ e radhës. Reds i kanë siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Loic Remy, i cili deri tash ishte pjesë e Queens Park Rangers.

27 vjeçari iu bashkua përforcimeve tjera si Rickie Lambert, Adam Lallana, Emre Can, Lazar Markovic e Divock Origi.

Për përfaqësuesin francez, Liverpooli ia pagoi QPR-së 10 milionë euro. Deri tash, Liverpooli i ka shpenzuar 88 milionë euro për përforcime.

Klubi nga Anfield Road po mundohet ta zëvendësojë sadopak të larguarin Luis Suarez, i cili iu bashkua Barcelonës.