Refuzohet kërkesa e Policisë së Kosovës për furnizimin e zyrtarëve policorë me pizhame e çorapë

Muaj më parë Policia e Kosovës përmes prokurimit pati bërë kërkesë që zyrtarët e saj të furnizojë me pizhama e çorapë. E njëjta kërkesë është refuzuar ditë më parë nga ana e prokurimit, pasi sipas tyre nuk përmbush një nga dispozitat ligjore. Për të njëjtin tender qenë planifikuar të ndahen hiç më pak se 465…

Lajme

06/01/2025 14:04

Muaj më parë Policia e Kosovës përmes prokurimit pati bërë kërkesë që zyrtarët e saj të furnizojë me pizhama e çorapë.

E njëjta kërkesë është refuzuar ditë më parë nga ana e prokurimit, pasi sipas tyre nuk përmbush një nga dispozitat ligjore.

Për të njëjtin tender qenë planifikuar të ndahen hiç më pak se 465 mijë euro.

Në njoftimin e shpallur muaj më parë, po ashtu është treguar se furnizimi është ndarë në katër grupe.

Tutje, në njoftimin për anulimin e këtij tenderi bëhet me dije se dy operatorë ekonomikë kanë dorëzuar ofertën e tyre për të pajisur.