Receta e simiteve të buta të shtëpisë
Mund t’i konsumoni si për mëngjes duke përgatitur sanduiçë të shëndetshëm por dhe për të vaktet e tjera gjatë ditës.
Lifestyle
Buka e përgatitur në shtëpi është gjithmonë një zgjedhje perfekte, jo vetëm për shijen, por edhe për faktin se është më e shëndetshme.
Nëse dëshironi të provoni diçka të re, atëherë receta që nuk duhet humbur është pikërisht ajo e simiteve të buta të shtëpisë.
Përbërësit
650g miell
2 paketa me maja të thatë
1 lugë e gjysmë çaji me kripë
3 lugë gjelle me gjalpë
Gjysmë gote me patate të ziera e të shtypura
300ml ujë
Përgatitja
Në një tas të madh dhe aty të hidhni gjysmën e miellit, majanë dhe kripën.
Ndërkohë në një tigan të vogël vendosni ujin dhe gjalpin dhe lëreni në zjarr sa të shkrihet gjalpi.
Shtojeni këtë masë tek mielli dhe përzjejeni derisa të formohet një pastë pak e trashë.
Për patatet e shtypura mjafton që të keni zierë dy patate mesatare dhe t’i keni shtypur me pirun.
Pasi të keni formuar brumin e simiteve shtoni patatet dhe punojeni mirë dhe filloni të hidhni pak nga pak miellin e mbetur.
Spërkatni pak miell në sipërfaqen e punës dhe aty punojeni me duar brumin derisa të jetë i lëmuar.
Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.
Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, merreni brumin dhe ndajeni në 16 kulaçe të vegjël.
Merrni një tavë dhe ta lyeni mirë me vaj ose gjalpë, aty vendosni kulaçët.
Mbulojini me një pecetë dhe lërini që të pushojnë për 30 minuta.
Ndërkohë që brumi pushon, ju ndizni furrën që të ngrohet me 220 gradë.
Më pas spërkatini simitet me pak miell dhe piqini për 18-22 minuta.
Pasi të jenë pjekur largojini nga tava dhe lërini të ftohen pak dhe mund t’i konsumoni me çfarë të dëshironi./Lajmi.net/