Reali në gjysmëfinale

Real Madrid u kualifikua për në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores 1:0 në duelin e kthimit kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu. Los Blancos shënuan një tjetër fitore minimale, pas asaj të realizuar javën e kaluar në udhëtim te skuadra katalane, por që i mjaftoi të kalojë tutje. Los Blancos e nisën mbarë takimin…

Sport

28/01/2014 21:51

Real Madrid u kualifikua për në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores 1:0 në duelin e kthimit kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu.

Los Blancos shënuan një tjetër fitore minimale, pas asaj të realizuar javën e kaluar në udhëtim te skuadra katalane, por që i mjaftoi të kalojë tutje.

Los Blancos e nisën mbarë takimin kur në minutën e tetë Xabi Alonso lansoi një top të gjatë përpara për të gjetur talentin e ri Jese Rodriguez i cili u nis drejt portës kundërshtare dhe shënoi një gol të bukur.

Por, edhe pse besohej se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti do të shënonte gola të tjerë në bazë të asaj që tregoi në fushë, ajo u ndal me kaq dhe Cristiano Ronaldo nuk e gjeti cakun, por vetëm një karton të verdhë në minutën e 68’të.