Reali largon Varanen

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi francez, i rikthyer së fundmi nga një lëndim që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë, pritet të braktis gjigantin madrilen gjatë afatit kalimtar të verës, por vetëm në formë të huazimit. Sipas Fichajes.net, Varane ka njoftuar trajnerin Carlo…

Sport

16/02/2014 22:41

Raphael Varane mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi francez, i rikthyer së fundmi nga një lëndim që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë, pritet të braktis gjigantin madrilen gjatë afatit kalimtar të verës, por vetëm në formë të huazimit.

Sipas Fichajes.net, Varane ka njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti se preferon të transferohet në një skuadër tjetër ku do të ketë hapësirë më të madhe për lojë.

Mirëpo, fjalën e fundit do ta ketë Ancelotti. Ndoshta, largimi eventual i Varanes nga Santiago Bernabeu do të varet edhe nga ardhja e ndonjë qendërmbrojtësi të ri në klub, në fund të këtij sezoni.