Reali dështon ta shënojë rekordin historik të klubit

Real Madridi u njoftua me humbjen e parë në kampionat, duke humbur dje (e dielë) ndaj skuadrës së Espanyol me rezultat 2-1.

Sport

04/10/2021 09:26

Kjo ishte disfata e dytë e Real Madridit, pasi paraprakisht u ‘shokuan’ nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Humbja ndaj Espaynol nënkupton se Real Madridi përfundoi një ecuri pa humbje që e kishin për një kohë mjaft të gjatë në transfertë. 

Real Madridi ka humbur një ndeshje në udhëtim në La Liga për herë të parë që nga nëntori 2020 kundër Valencia (4-1), duke i dhënë fund një serie prej 18 ndeshjesh në udhëtim pa humbje, e cila ishte më e mira e tyre në kompeticion, e arritur tri herë: 1997, 2016 dhe 2021. 

Nëse ‘madrilenët’ do të evitonin këtë humbje, ata do të regjistronin ecurinë më të gjatë pa humbje si mysafir në La Liga në histori të klubit. /Lajmi.net