Real Madrid “vjedh” përforcimin e Chelseas
Real Madrid është i gatshëm të ndërhyjë duke transferuar mbrojtësin e Evertonit, John Stones, i kërkuar shumë nga Chelsea.
Sport
Chelsea mund të dështojë në përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Evertonit, John Stones.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, Real Madrid është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një oferte për të, në rast se arrin marrëveshje për shitjen e Raphael Varane në Manchester United.
Stones u kërkua gjatë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, por mund të përfundojë në Santiago Bernabeu.