Real Madrid shfaq interesim për Bastonin

Gjiganti spanjoll po mendon të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Sport

29/09/2021 16:12

Real Madridi ka mbetur e ‘mangët’ në mbrojtje që nga largimi i dyshes Sergio Ramos – Raphael Varane në merkaton e verës, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtuesit e gjigantit spanjoll të kërkojnë përforcime dhe kanë disa emra në listën e tyre.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, “Los Blancos” e kanë bërë prioritet transferimin e futbollistit të Interit, Alessandro Bastoni.

Bastoni ka kontratë me ‘Nerazzurët’ deri në qershor të vitit 2024, megjithatë mund të largohet për një ofertë të lartë.

Thuhet se gjiganti italian është i gatshëm ta lërë të lirë të largohet mbrojtësin për një ofertë rreth 60 milionë euro. /Lajmi.net/