Real Madrid rivalizohet nga gjiganti i Serie A për Eriksen
Futbollisti danez Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenham pas skadimit të kontratës.
Sport
Eriksen ka kontratë gjashtë mujore me Tottenham, dhe sipas mediave britanike, ai nuk e ka në plan të qëndrojë në skuadrën londineze.
Sipas informacioneve të fundit, Interi ka vendosur kontakte me futbollistin danez, të cili dëshiron ta sjellë si lojtar të lirë në fund të sezonit.
Për shkak të ‘Rregullit Bosman’, Inter ka të drejtë për bisedime me Eriksen, por nuk dihet nëse do të mund ta bindin për transferim në “Meaca”, pasi për shërbimet e futbollistit danez interesim ka shprehur edhe PSG, duke i ofruar një kontratë të madhe.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim deri në verën e vitit 2025, duke peshuar 12 milionë euro në sezon, shkruajnë mediat britanike. /Lajmi.net/