Real Madrid kërkon përfshirjen e Van de Beek në marrëveshjen për Varanen

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin e Man Utd Donny Van de Beek.

Sport

04/07/2021 09:42

Sipas ‘The Sun’, Real Madrid po mendon për transferimin e Van de Beek, transmeton lajmi.net.

Man Utd janë afër marrëveshjes me mbrojtësin Raphael Varane, por “Los Blancos” kanë kërkuar huazimin e Van de Beek për një sezon si pjesë e marrëveshjes për mbrojtësin.

Madrilenët po kërkojnë huazimin e mesfushorit plus rreth 50 milionë euro, për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin francez.

Varane është shumë afër transferimit në “Old Trafford”, formula e transferimit do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/