Real Madrid kërkon pasuesin e Casemiros, dy lojtarë në ‘radarin’ e “Los Blancos”

Një ndër lojtarët më të mirë te Real Madrid, Casemiro pavarësisht formës shumë të mirë ende s'ka zëvendësues në skuadër.

Sport

12/05/2021 17:25

“Los Blancos” duan të transferojnë edhe një mesfushor defensivë, që ta zëvendësojë Casemiron në rast që është i lënduar, ose të garojë me të për pozitën në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

Pasi humbën Soumare, që kaloi te Leicester City, Eduardo Camavinga dhe N’Golo Kante shihen si dy opsionet e vetme.

Rennes kërkon 50 milionë euro, por ka dyshime nëse Camavinga do jetë i duhuri sepse është vetëm 18 vjeçar dhe në fillim të karrierës.

Ndërkohë, opsioni i dytë është Kante që ka shkëlqyer te Chelsea sidomos në ndeshjet ndaj Realit dhe kartoni i kushton 70 milionë euro.

Nuk dihet nëse “Blutë” do e shesin sepse është i padiskutueshëm në formacionin e Tuchel.

Sidoqoftë, prioriteti kryesor për Realin është Mbappe, që mund të luajë në dy pozita, si anësorë ose qendërsulmues./Lajmi.net/