Real Madrid: Ja sa kushton Gareth Bale

Real Madrid dëshiron të shesë uellsianin Gareth Bale, por nga kjo shitje synon të fitojë një shumë të madhe parash.

Sport

16/07/2019 18:06

Reprezentuesi i Uellsit është në mesin e lojtarëve që duhet larguar këtë verë, pasi nuk janë pjesë e planeve të Zinedine Zidane.

‘ESPN’ shkruan se Real Madrid janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat deri në 80 milionë euro për 30 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e Bale mund të jetë në Premierligë, me Tottenhamin dhe Manchester United që kanë shprehur interesim për të.

Problemi i vetëm i paraqitur në finalizimin e këtyre marrëveshjeve, është paga e lartë e Bale./Lajmi.net/