Real Madrid – Barca, lajm zyrtar për Neymarin
Edhe pse është i pezulluar nga Federata e Futbollit e Spanjës, me tri ndeshje moslojë, përfshirë edhe “El Clasicon” me Real Madridin, Neymar do të udhëtojë drejt Madridit.
Sport
Lajmet e fundit nga katalunasit, bëjnë të ditur se Neymar do të udhëtojë me skuadrën, për të qenë i gatshëm për lojë.
Ai duket se ka një mundësi të vogël për të luajtur, pasi Barcelona nuk e ka marrë ende vendimin e Federatës së Spanjës për dënim të tij, shkruan “ElMundodeportivo.com”, raporton Gazeta Olle.
Sidoqoftë, nëse Barcelona vendos ta aktivizojë, atëherë ekziston rreziku për ta humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, nëse Reali do të ankohej./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy