Real, dëgjoje Navasin
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka thënë se ekipi nuk guxon të bëjë gabime në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.
Sport
Keylor Navas ka theksuar se Real Madrid nuk guxon të bëjë gabime tani, kur i është afruar gjysmës së sezonit në La Ligë, në pritje të pjesëmarrjes në Kampionatin botëror për klube.
Los Blancos po ashtu janë kualifikuar përpara si fitues i grupit në Ligën e Kampionëve, dhe janë në seri prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme.
Por, Navas u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të jenë të vëmendshëm.
“Ne duhet të jemi të përgatitur që t’i mbyllim ndeshjet duke e ruajtur përqendrimin”, deklaroi Navas për faqen zyrtare të klubit.
“Ne e dimë se në çdo kohë kundërshtari mund të shfaqet i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi gati që t’i ndalim”, u shpreh ai.
“Ky ekip nuk guxon të bëjë gabime, ne duhet të punojmë për të qenë gati në çdo kohë”, përfundoi Navas.