Real Betis i vendos çmimin Nabil Fekirit

Real Betisi i ka vendosur çmimin Nabil Fekirit.

Sport

11/07/2022 15:50

Fekir ka kontratë me Real Betisin deri në vitin 2026, por këtë merkato dy ekipe italiane kanë shfaqur interesim për të.

Milani dhe Roma po ndjekin situatën e francezit, transmeton lajmi.net.

E kjo ka bërë që klubi spanjoll t`i vendos çmimin Fekirit.

Sipas ‘AS’, ekipi që kërkon transferimin e francezit do duhet të paguajë 35 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milani apo Roma do të jenë të gatshme të paguajnë atë shumë për Nabil Fekirin./Lajmi.net/