Reagon LDK: Gjilani nuk është çerdhe e gjarpërinjve, por qytet i ushtarëve të Ibrahim Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka reaguar ndaj degës së PDK-së, duke thënë se gjendja e tanishme është rezultat i keqqeverisjes së PDK-së, për të cilën LDK është duke punuar që ta ndryshojë.

Lajme

24/06/2015 11:03

Në reagimin e LDK-së, thuhet se  Gjilani nuk është qytet i gjarpërinjve, por është qytet i ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

Kjo sipas LDK-së, u dëshmua në dy palë zgjedhjet e fundit që Gjilanin e dominon ushtria e Rugovës, të cilët ua treguan vendin PDK-së, duke e zhvendosur në vendin e tretë.

Ndryshe dega e PDK-së në Gjilan, të mërkurën kishte kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes, pasi sipas tyre Gjilani është bërë çerdhe e gjarpërinjve.

Ja reagimi i plotë:

Reagimi i degës së PDK-së në Gjilan, më saktësisht i disa individëve brenda saj, ku e cilësojnë Gjilanin ‘si qytet të gjarpërinjëve’ tregon se në çfarë deregje ka ra ky subjekt.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, konsideron se Gropën e “Hajdin Sejdisë” e ka krijuar ky subjekt përgjatë qeverisjes së keqe dhe abuzive për gjashtë vjet dhe ne po heqim edhe këtë problem, të cilin u pa se juve nuk u ka interesuar kurrë ta zgjidhni.

Gjilani nuk është qytet i gjarpërinjve, por është qytet i ushtarëve të Ibrahim Rugovës. Kjo u dëshmua në dy palë zgjedhjet e fundit që Gjilanin e dominon ushtria e Rugovës, të cilët ua treguan vendin, duke ju zhvendosur në vendin e tretë.

Kështu si po vazhdon kjo degë me shpifje, etiketime e me rrena, në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e Gjilanit do ta ndëshkojnë edhe më keq sepse nuk mashtrohen më.

Në Gjilanin e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, tashmë është heqë tuta, pabarazia, bojkoti, keq qeverisja abuzive e koruptive dhe brenda një viti e gjysëm ne ua kthyer dinjitetin qytetarëve me qindra projekte në të mirë të tyre, duke qeverisur me duar të pastra e dyer të hapura dhe për këtë jemi krenarë.

Gjilani i është kthyer gjilanasve, ndërsa ju do të mbeteni të frustruar së paku edhe për një dekadë.